Çka është Work and Travel USA Ndaj

Work and Travel USA është një program për shkëmbim kulturor, i krijuar dhe drejtuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit i cili pjesëmarrësve u mundësinë që të bëhen pjesë e kulturës amerikane dhe mënyrës së jetesës.
Programi ka për qëllim: Të përmirësoni anglishten tuaj, të fitoni njohuri të reja dhe eksperiencë jete, Të vizitoni vende dhe qytete me famë botërore.

Mundësitë kryesore që ofron Work and Travel USA janë:

•Leja e punës për 4 muaj ( në periudhën Maj-Tetor);
•Sigurimi i një oferte pune pranë një punëdhënësi të kontrolluar, kryesisht në fushën e turizmit dhe hotelerisë: hotele, restorante, parqe argëtuese, markete, etj;
•Mundësia për të gjetur punë shtesë;
•Të drejtë për qëndrim turistik një muaj, pas muajit të katërt.

Me Work and Travel USA mund të:

•Njihesh nga afër se si jeton dhe punon amerikani i thjesht;
•Të fitosh shumë miq të rinj nga vende dhe kombësi të ndryshme;
•Të bindesh, që ti mundeni vet të zgjidhësh problemet në situata të ndryshme;

Çfarë është sponsori dhe pse është i rëndësishëm për pjesëmarrësit në Work and Travel?

Sponsorët e Work and Travel janë kompani amerikane dhe OJQ-të që kanë të drejtë të japin leje pune për pjesëmarrësit e programit dhe janë të obliguar të sigurojnë mbështetje gjatë qëndrimit të tyre në SHBA. Shumica e sponsorëve ofrojnë oferta pune dhe ruajnë lidhjet midis punëdhënësit dhe studentit si dhe mbikëqyrin respektimin e kushteve të programit të caktuara nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Kandidatet duhet tа dinë se bursa apo rrogat e programit mund të mos jenë të mjaftueshme që ti mbulojnë të gjitha harxhimet e programit, ndërsa kandidatët duhet të marrin mjete shtesë që ti mbulojnë harxhimet e jetesës.

Apliko Online Tani!


Top Оferta 143 Ofertat | Shiko të gjithat