Internship Program America Ndaj

ÇFARË PARAQET PROGRAMI?

Internship/ Professional Career Training USA është program për praktikë/stazh studentor e rregulluar nga Departamenti i shtetit SHBA-së dhe krijuar që të ju mundësojë profesionistëve të rinj dhe studentëve nga e gjithë bota për të fituar përvojë profesionale, duke punuar si praktikanta në kompani amerikane sidhe të njoftohen me kulturën dhe menyrën e jetesës në amerikë.

Pjesëmarrësit duhet të kenë të siguruar vendin para nisjes pës SHBA. Internship/Trainee USA nuk është program pune. E detyruar është që pozita që do të jetë e shënuar të jetë në lidhshmëri direkte me profesionin të cilin e mësojnë në univerzitet ose të jetë në zonën në të ciliën studentët kanë experience profesionale dhe të shërbyej për avansim të aftësive në të paktën në nivel të mesëm profesional, sidhe ritjen e kompeksitetit të përgjegjsive në fazat e ndryshme të praktikës.

Praktikantët nuk mund të mbajnë pozita, të cilat përmbajnë punë si praktikë me kualifikim të ulët, kujdesi për fëmijët ose kujdesi për pacientët nëpër klinika.

Periudha maksimale e programit është 12 muaj për Internship dhe 18 muaj për Trainee opsionin. Programi është gjatë gjithë vitit dhe nuk ka data të përcaktuara për fillim dhe mbarim – fillimi dhe afatzgjatja e praktikës përcaktohet nga ana e pjesëmarrsit dhe kompanisë amerikane.

Fusha, në të cilën mund të jeni praktikant:

  • turizëm
  • arti dhe kultura
  • menxhment, biznes, tregti dhe finansa
  • administrata publike dhe juridika
  • ndërtimtaria dhe inzhinjeria
  • shkencat sociale
  • gazetaria, komunikimi dhe shkencat kompjuterike
  • shkencë, inzhinjeri, arkitekturë, matematikë dhe industri
  • bujqsi, pylltari dhe peshkim

 

Kush mund të jetë pjesëmarrës?

 

INTERNSHIP USA 

Të jesh pjesëmarrës në Internship USA nevojitet:

 

- Të jesh student i rregullt ose të kesh mbaruar studime deri dhe post diplomike por nuk ka kaluar mbi 12 muaj pas diplomimit.

- praktika është e lidhur me fushën të cilën je duke e studiuar në univerzitet.

- të jesh i moshës 18-28 vite.

- të kesh aftësi të avansuar të gjuhës angleze.

- të kesh dëshirë ta vizitosh SHBA-në dhe të mësosh më shumë për mënyrën e jesesës amerikane.

  

CAREER TRAINING USA

 Për pjesëmarrje në programin Professional Career Training nevojitet:

 

- të jesh i moshës 18-40 vite.

- të kesh të mbaruar shkollim të lartë dhe të kesh më pak 1 vjet përvojë pune në profesion ose 5 vite përvojë pune në fushën e punës të cilën ke zgjedhur.

- praktika është e lidhur me fushën të cilën je duke e studiuar në univerzitet 

 

- të kesh dëshirë ta vizitosh SHBA-në dhe të mësosh më shumë për mënyrën e jesesës amerikane.

Apliko Online Tani!


Top Оferta 143 Ofertat | Shiko të gjithat